Connect with us

Bota

Tensionet Angli-Francë/ Britania kërkon që me asetet ruse të blihen armë amerikane, refuzon Macron

Tensionet diplomatike janë përshkallëzuar midis Britanisë së Madhe dhe Francës, pas një propozimi të debatueshëm për të sekuestruar 350 miliardë dollarë asete të ngrira ruse dhe për t’i përdorur ato për të blerë pajisje mbrojtëse amerikane.

Ky propozim i Mbretërisë së Bashkuar është mbështetur edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por është kundërshtuar fuqishëm nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Macron ka shprehur shqetësimin se sekuestrimi i aseteve të ngrira ruse mund të shkelte parimin e imunitetit të aseteve sovrane, një princip kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare që mbron asetet e shteteve nga konfiskimi.

Advertisement