Kosova
Tensionet janë në rritje, rusët nuk kanë ikur kurrë nga Serbia/Flet eksperti i sigurisë
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur për vizitën e Stoltenberg në Ballkan, u shpreh se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tregoi në prani të shefit të NATO-s, se ata nuk i japin askujt llogari.
Gjithashtu Kulla shtoi se tensioni është rritur dhe pritet që në javët e ardhshme të vazhdojë të ngjitjen.
“Kjo është hera e parë që Serbia është trimëruar kaq shumë. Duhet lexuar fakti që Serbia është në zgjedhje, pra në 17 dhjetor, ndoshta prandaj eshte bere edhe kaq shumë agresive, si asnjëherë më parë. Gjithseso ajo ka projektin e saj për botën serbe, por tani ka edhe një element politik që është ashpërsuar më shumë nga lufta në Ukrainë dhe nga ngjarja ku u vra një polic i Kosovës” – u shpreh Kulla.
“Në të njëjtën kohë ju kujtoj që amerikanët kanë vënë një seri faktorësh serb në listen e zezë. Tensioni është rritur dhe në javët e ardhshme do të vazhdojnë të jetë në rritje. Rusët nuk kanë ikur kurrë nga Serbia. Kërcënimi nuk vjen nga Wagner, por nga shërbimi sekret rus që është shumë i fortë” – tha ndër të tjera eksperti Kulla.