Connect with us

Sport

Tensionet me PSG-në, klubi saudit i gatshëm ta mbulojë me ar Mbappe-në

Merkato e verës vazhdon të dominohet nga Arabia Saudite, klubet e së cilës po bindin disa lojtarë të mëdhenj që të largohen nga futbolli europian.

I pari që nisi serinë e transferimeve në Arabi ishte Cristiano Ronaldo, i cili së shpejti mund të ketë një rival për rolin e yllit në kampionatin saudit.

Sipas raportimeve të medieve franceze, Kylian Mbappe është gjithnjë e më larg klubit të Paris Saint-Germain.

Al-Hilal synon afrimin e yllit francez dhe klubi arab është i gatshëm ta mbulojë në ar për ta bindur të firmosë.

Klubi saudit ka marrë tashmë një përgjigje negative nga Lionel Messi, me argjentinasin që preferoi Inter Miami në vend të ofertës arabe.

Synimi këtë herë është mbyllja e merkatos me këtë transferim, me qëllimin për ta bërë Mbappe-në lojtarin “alfa” të kampionatit.

Advertisement