Connect with us

Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish. Nafta dhe benzina po kushtojnë mesatarisht 184 lekë për litër.

Kjo pavarësisht se Autoriteti i Konkurrencës njoftoi marrjen në monitorim të tregut të hidrokarbureve. Rritja argumentohet me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, pas tensioneve në Lindjen e Mesme.

Aktualisht Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i shtatë në Evropë dhe i dhjetë në botë për çmimin më të lartë të naftës.

Advertisement