Connect with us

Aktualitet

Tensionet në tubim, hidhet ujë me presion dhe spraj lotsjellës mbi protestuesit te Bashkia Tiran

Policia ka marrë masa, pas përplasjeve fizike përpara Bashkisë së Tiranës.

Autoboti ka shpërndarë ujë. Nga presioni i ujit, disa protestues kanë rënë në tokë.

Tensioni është duke vijuar, ndërsa punonjësit e policisë ndodhen në vendngjarje.

Policët nga ana e tyre po bëjnë të mundur shpërndarjen e protestuesve. Një ambulancë ka arritur në vendngjarje, për të marrë një zonjë, e cila u dëmtua nga uji me presion.

Advertisement