Connect with us

Rajon

Tensionet në veri/ Abazoviç takim me Ramën: Nuk e mbështesim agresivitetin

“Sot brenda turneut të tij rajonal në Mal të Zi erdhi miku ynë i çmuar Edi Rama. Kishim një takim goxha të gjatë fillimisht vetëm e më pas me aleatët tanë. Qëllimi është që bashkë të investojmë përpjekje me qëllim të de-eskalimit të situatës në rajon. Duam që kjo të jetë një rrugë që duhet të marrin edhe fqinjët tanë, duam të japim kontributin tonë që qëllimi të jetë tek e ardhmja jo e kaluara. Ne kemi ndarë mendime në lidhje edhe me disa çështje që do ti realizojmë. Lidhur me projektet e përbashkëta. Mendojmë se kjo është mënyra që konfirmon marrëdhëniet tona fqinjësore, kemi një atmosferë të mirë me njëri-tjetrin, kemi ekipet tona që punojnë dhe ka vetëm mbështetje. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti, vetëm gjëra në bazë të marrëveshjeve dhe bazave demokratike. Në kontekst e shohim edhe vizitën e Edi Ramës. Në Malin e Zi gjithmonë është i mirëpritur jo vetëm ai por çdo kryeministër që vjen në vend. Ne kemi qëllim të gjenerojmë sa më shumë paqe e stabilitet për rajonin,” tha Abazoviç

Advertisement