Connect with us

Kosova

Tensionet në veri, Kurti: Bëjmë zgjedhje të reja, ata që goditën policinë dhe KFOR të dalin para ligjit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se i ka propozuar BE një listë me 5 pika për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.

“Sundimi i ligjit në katër komunat, situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të gjitha tyre që ushtruan dhunë. E para pikë, është sundimi i ligjit në katër komunat. Të krijohet , identiteti dhe ndjekja penale dhe gjykimin e natë të grupeve kriminale që kanë sulmuar policinë e Kosovës, kfor dhe  gazetarët”, tha Kurti.

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave nw veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

Lajm ne perditësim…

Ora 11:40

Drafti i Ramës për Asociacionin, Kurti: Meqë e mendon të mirë, le t’ja prezantojë Vuçiçit të njëjtën gjë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

1686648379_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu përgjigj draftit të Raës për Asociacionin duke i kërkuar këtij të fundit që një draft për komunat me shumicë etnike, t’ja paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuiçiç për Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën në takimin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur.

“Nuk kam dyshim se Rama beson që propozimi i tij është i mrië dhe duke qenë kështu atëherë ajo që unë propozoj është ë kryeministri Edi Rama këtë draft statut t’ja prezantojë Vuçiçit në takimin e rradhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc. Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ja bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ja propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën”-tha Kurti.

Ora 11:36

Tensionet në veri, Kurti: Duhet procesi i ri zgjedhor por më parë të arrestohen kriminelët që dhunuan ushtarët e KFOR e gazetarët

1686648589_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se zgjedhjet e lira në veri të Kosovës janë të domosdoshme por se më parë duhet të arrestohen ata që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR e gazetarëve si dhe të ketë një fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë në veri.

“Jam i intersuar të ketë zgjedhje të reja në 4 komunat në veri por ata të tjerët nuk kanë fare legjitimitet. Duhet një proces i ri zgjedhor, por më parë kriminelët të përballen me drejtësinë e kandidatët që garojnë në zgjedhje ta bëjnë të pafrikësuar. Kjo është oferta ime dhe pres përgjigje dhe diskutim të mëtejshëm për Brukselin. Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar se do të bëhej kryetar i Komunës. Aleksandër Jabllanovic u tërhoq nga gara me kërkesë të Beogradit. Nuk po caktoj datën por na duhet që procesi ta ketë fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë” tha Kurt

Ora 11:33

Kurti: Të mbahen zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës dhe të rikthehemi në tryezën e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri me dije se do të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut të vendit. Gjithashtu tha se do të ketë zvogëlim të pranisë së policisë së Kosovës duke përfunduar me pikën e 5-të ku drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Propozimet e Kurtit nga pika 2 deri tek 5:

2-Do të zvogëlohet prania e policisë së Kosovës në veri të vendit.

3-Policia e Kosovës dhe KFOR-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë për të garantuar ambient të sigurt

4-Qeveria e Kosovës do të shpallë zgjedhje të parakohshme në veri, të cilat do zhvillohen në

5-Kosova dhe Serbia rikthehen në dialogun e ndëmjetësuar nga Brukseli.

Advertisement