Connect with us

Kosova

Tensionet në veri/ Kurti i prerë: Serbët të tërhiqen nga dhuna

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar, me serbët në protesta që prej 29 marsit, ndërsa ndërkombëtarët po i bëjnë thirrje palëve që të ulen në bisedime. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, në foksusin e së cilës kanë qenë tensionet në veri.

Kurti shkruan se për të çtensionuar situatën, duhet që serbët të ndalojnë dhunën që po ushtrojnë në veri, ndërsa thotë se nëse kjo ndodh do të nisin zbatimin e marrëveshjes së arritur mes dy palëve në Bruksel deri në zgjedhjet e ardhshme në veri, të cilat janë paralajmëruar pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë.

“Pati një telefonatë me Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e gjatë të Emirateve të Bashkuara Arabe gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, shkroi ai ndër tjera.

Advertisement