Connect with us

Kosova

Tensionet në veri/ Lajçak vizitë javës tjetër në Kosovë dhe Serbi

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit evropian për dialog, Miroslav Lajçak do vizitojë javën tjetër Kosovën dhe Serbinë, bëjnë të ditur burimet diplomatike në Bruksel, cituar nga mediat kosovare.

Lajçak do jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Qëllimi i vizitës, siç u tha në BE, ka të bëjë me uljen e tensioneve në veri të vendit dhe angazhimeve për implementimin e kërkesave të shfaqura në takimet ne Moldavi kur u kërkua nga autoritetet e Prishtinës që të organizojnë zgjedhje të reja lokale për komunat e veriut, raporton RTKlive.

Kjo kërkesë doli gjatë takimit të 1 qershorit që presidentja e vendit, Vjosa Osmani zhvilloi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Samiti të Bashkësisë Politike Evropiane. Të njëjtën kërkesë e ka përkrahur edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell i cili ka parashtruar tri kërkesa konkrete ndaj Prishtinës zyrtare: mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e  punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. ‘Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, ka porositur Borell në Twitter.

Advertisement