Connect with us

Kosova

Tensionet në veri të Kosovës, BE: Të ruhet qetësia

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara. Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Largimet nga institucionet e Kosovës ndodhën pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, ka thënë në konferencën për shtyp se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim negativ në tërë rajonin.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth fatit të propozimit franko-gjerman për marrëveshje, dhe zhvillimeve të fundit në veri, ka thënë se “prioritet është ulja e tensioneve”.

“Ende po i studiojmë përgjigjet nga palët, por tani prioriteti kryesor është që të ulen tensionet në terren. Ditëve të fundit kemi parë rrezikun e madh të një eskalimi, si dhe zhvillime që sjellin në rrezik të gjitha të arriturat deri më tash. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të jenë në nivel të përgjegjësisë dhe të gjejnë një zgjidhje evropiane”, ka thënë Stano.

Stano ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës që të bëjë hapa të menjëhershëm drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Sa i përket Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ky është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë ta themelojë, apo të nisë hapat e menjëhershëm për themelimin e këtij Asociacioni. Ky është një obligim ligjor i Kosovës dhe dështimi që kjo të bëhet, dëmton jo vetëm sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe kredibilitetin e saj. Tash, vërtet, u takon të dyja palëve që t’i zbatojnë obligimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit dhe nga dialogu”, ka thënë ai, duke nënvizuar se për këtë, Borrel gjatë fundjavës kishte diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“BE-ja dëshiron t’i afrojë Kosovën dhe Serbinë drejt një zgjidhjeje evropiane, t’i ulin tensionet dhe që sa më shpejt të përfshihen në dialog, sepse kjo është e vetmja rrugëdalje nga eskalimi momental. Kjo është rruga që çon deri te perspektiva evropiane për të dy partnerët”, ka theksuar ai.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa pika të marrëveshjes nuk janë në harmoni me Kushtetutën dhe ka shtuar se ato mund të harmonizohen me akte nënligjore nga Qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Stano ka folur edhe për shqetësimin e BE-së se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim edhe më gjerë në rajon.

“Sa herë që ka jostabilitet lokal, ky jostabilitet eksportohet dhe ka ndikim edhe në rajonin më të gjerë. Kemi parë këtë edhe në rastin e Rusisë dhe Ukrainës. Ka një agresion brutal të një shteti ndaj tjetrit, por pasojat nuk janë të kufizuara vetëm në këto dy vende, mirëpo ndikojnë te të gjithë, në tërë botën”.

Stano nuk e ka përjashtuar mundësinë që dhuna eventuale nga tensionet e krijuara në terren, të përhapet më gjerë, duke ua rikujtuar vendeve se duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm që një gjë e tillë të mos ndodhë.

“Nëse kemi shpërthim të ri në tokën e Evropës, mes Kosovës dhe Serbisë, nëse tensionet vazhdojnë, askush nuk mund të përjashtojë [mundësinë] se kjo mund të sjellë deri te dhuna. Pra, nëse ndodh diçka në nivel lokal, kjo mund të ndikojë më gjerë”.

“Këtë Evropa nuk mund t’ia lejojë vetes, Serbia e Kosova nuk mund t’ia lejojnë vetes e as rajoni. Prandaj, u bëjmë thirrje liderëve në Kosovë dhe Serbi të parandalojnë eskalimim e mëtejmë, të ndërmarrin më shumë hapa në frymën evropiane dhe të ulen tensionet”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Bashkimi Evropian vazhdon të ftojë palët që në mënyrë konstruktive t’i qasen dialogut dhe përmes tij t’i adresojnë të gjitha mospajtimet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është në kontakt të vazhdueshëm me organet e sigurisë ndërkombëtare për të garantuar stabilitetin në Kosovë. Ai tha se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës rrezikohet nga “individë e grupe të ndryshme të kriminalizuara, dhe në këtë një vit e tetë muaj, sa jemi në qeverisje, kemi bërë avancimin më të madh në luftimin e krimit dhe korrupsionit, sidomos në aspektin ekonomik”. Zyrtarët serbë në veri të Kosovës edhe më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.

Kosova

Prokuroria Speciale e Kosovës arreston një serb, për çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb me inicialet S.M. I arrestuari dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndaj Slobodan Miletic, Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartpërmendura. Miletiq ishte arrestuar dje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Ai dyshohet se së bashkë me serbë të tjerë të përfshirë ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës që kanë qenë të angazhuar në mbrojtje të institucioneve të Republikës në Zveçan.

Continue Reading

Kosova

Kishin kthyer qendrën e masazheve në ‘çerdhe’ prostit*ucioni te Unaza e Re, arrestohet menaxherja

Një qendër masazhesh e përshtatur për prostitucion është zbuluar nga policia e Tiranës. Në pranga ka rëndë M.H 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh dhe është shpallur në kërkim 29-vjeçari M.XH.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se M.XH administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”.

Si rezultat i tij:

▪️u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;

▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;

▪️u shpall në kërkim shtetasi  M. Xh., 29 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.’- njofton policia.

Continue Reading

Kosova

Muzikë franceze në selinë e qeverisë Kurti, asociacioni në kushtetuese

Ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të dorëzojë Draft-Statutin për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë e cila do të jetë e përshtatshme për antaresimin në KiE.

Sipas ambasadës, Statuti ka përkrahjen e plotë të vendeve që mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe theksoi se Drafti i BE-së deri tani paraqet bazën më të mirë dhe të vetme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Dërgimi i Draftit në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, sipas Ambasadës së Francës, do jepte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për ta themeluar atë dhe do të tregonte përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave, si një prej shtyllave të Këshillit të Evropës dhe në të njëjtën kohë do të një hap i mirëpritur për të siguruar përkrahje në rrugën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Të njëjtin qëndrim për rrugën e anëtarësimit në Këshill të Evropës e kanë edhe Gjermania dhe Italia. Edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA s’ka votë në Këshill, por që Asociacioni dhe anëtarësimi në KiE janë të ndërlidhura.

Kryeministri Albin Kurti në një paraqitje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës e ka konsideruar si absurd kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me themelimin e Asociacionit. Për më tepër, Kurti ka thënë se Draft Statuti i BE-së s’është dokument por vetëm një “non-paper”, meqë i njëjti s’është pranuar në takimin e dhjetorit që të nënshkruhet në kuadër të pakos ku përfshihet edhe Marrëveshja për Normalizim.

 

Continue Reading

Kosova

LOJA ZGJAT deri në minutën e fundit, Gjermania thotë se Kosova mund të hyjë në KiE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se agjenda e Këshillit të Evropës mund të ndryshohet në minutën e fundit, duke aluduar se votimi final i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare mund të hyjë në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave në KiE e cila pritet të mbahet më 16-17 maj.

Por, që një gjë e tillë të ndodhë Kosova sipas diplomatit gjerman duhet të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës e ka quajtur “absurde” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që draft-statuti i Asocaicionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në KiE.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat s’i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, ka thënë Kurti.

NTV.AL, ditë më parë raportoi se Qeveria e Kosovës është pajtuar në parim me komunitetin ndërkombëtar që pas përkrahjes që ka marrë me 16 prill nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, të dërgojë deri më 10 maj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

 

Continue Reading

Kosova

Kurti u kujdes për akuzat ndaj emisarit Gabriel Eskobarin?

Fushata kundër përfaqësuesit special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e cila është zhvilluar prej disa kohësh përmes portalit pro-shqiptar të internetit Frontliner, i regjistruar në Londër, politika editoriale e të cilit përkon në mënyrë interesante me pikëpamjet për aktualitin politik të qeverisë së Kosovës, vazhdoi me egërsi të pashuar, pavarësisht se diplomati me përvojë, ditë më parë kishte paralajmëruar se në fund të majit, sipas rotacionit të rregullt zyrtar, do të kalojë në një pozitë të re. Akuzat bombastike të Frontliner për gjoja korrupsion në lidhje me Escobarin, ku përmendet gruaja e tij dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, për të cilën, siç thuhet në shkrim, ai në fakt u hoq, janë mohuar absolutisht nga qeveria amerikane. Megjithatë redaksia e kësaj medie vazhdoi me një titull goditës që i jep një dimension të ri temës – “Nën rrethim: Sulmi i SHBA-së ndaj gazetarisë së pavarur në Kosovë”.

Frontliner, sipas redaktorit Vedat Dyimshiti, hetimi hodhi hije mbi neutralitetin e Escobarit në dialogun e ndjeshëm midis Kosovës dhe Serbisë, një rol që kërkon paanshmëri duke pasur parasysh historinë e vështirë të rajonit dhe ekuilibrin delikat të paqes.

Sipas redaktorit të portalit Kosovo Online, Millosh Gariç, “Është një rastësi shumë interesante që e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur nga SHBA po vijnë kritika serioze për gjendjen e lirisë së mediave, korrupsionin dhe gjyqësorin në Kosovë, gjë që është krejt në kundërshtim me narrativën e shpallur për nivelet e larta të Demokracia e Kosovës, të cilat Albin Kurti i përmend shpesh. Sigurisht, politika e qeverisë aktuale të Kosovës në një masë të madhe ka ende mbështetjen e fuqishme të aleatëve perëndimorë, përfshirë Uashingtonin, kështu që kjo mund të dëshmojë për gjendjen jo shumë të mirë të lidhjeve të komunikimit në administratën amerikane.

Megjithatë, lind pyetja se si ekipi i Frontliner erdhi me idenë për të kryer një hetim mbi Gabriel Escobar. Çfarë i shtyu ata të hynin në “luftë” me qeverinë amerikane? Cili është roli i Albin Kurtit në gjithë këtë histori?

“Nuk është sekret që Kurti ka kohë që ka probleme në marrëdhëniet me përfaqësuesit e lartë amerikanë në Ballkan. Insajderët thonë se lideri i shqiptarëve të Kosovës përtej Atlantikut trajtohet si një politikan jo i besueshëm dhe ekstremist, me profil marksist-leninist, i cili nuk e mban fjalën dhe është i prirur për sjellje të pahijshme. Ajo që është atuti i tij, është vetëdija e plotë e tij se me këto sjellje politike, ai u siguron votuesve shqiptarë pjesën e nevojshme të kënaqësisë kombëtare” – ka theksuar  Gariç në një shkrim editorial.

Sipas tij, Berlini dhe Londra po i japin mbështetje të plotë Kurtit, kurse

në Uashington e kuptojnë se formimi i asociacionit është një kërkesë e arsyeshme e Serbisë.

“Dhe këtu kemi ardhur te historia e Gabriel Escobar. Asociacioni është një “mëkat” që Kurti me sa duket nuk mund ta falë. Mbeten ende të freskëta kujtimet e fjalisë së diplomatit amerikan: “Bashkësia e komunave serbe do të formohet me ose pa Kurtin”, edhe pse ka kaluar gati një vit pa rezultat konkret. Sigurisht që mediat shqiptare në Kosovë nuk e kanë të lehtë të sulmojnë hapur politikanë nga Uashingtoni. Është shumë më e lehtë ta bësh atë nga Londra. Edhe pse tashmë në fund të mandatit, Frontliner e tërhoqi zvarrë Eskobarin nëpër baltë me hetimin dhe “gjetjet” e tij, por akuzat ndaj Escobar mund të jenë një hipotekë e pavolitshme dhe një barrë për këdo që e pason. Besimi se Amerika do të jetë gjithmonë gati për t’i mbështetur dhe për të dalë në mbrojtje të interesit të Shqipërisë së Madhe, me sa duket u jep lirinë disa njerëzve të godasin ata, nga dora e të cilëve hëngrën, sot Escobarin, nesër ndoshta edhe vetë Joe Biden” – ka potencuar redaktori i portalit Kosovo Online, Millosh Gariç.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING