Presidenti Bajram Begaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës, gjatë konferencës me Vjosa osmanin. Begaj tha se dihet kush është ai që provokon, duke iu referuar këtu Serbisë, por tha se në këto situata duhet të bëjnë zgjidhje të mençura dhe duhet të kenë mbështetjen e ndërkombëtarëve.
E dimë kush është ai që provokon, duhet të jemi në këto situata të bëjmë zgjidhje të mençura. Duhet të dimë si të dalim nga situata. Të kemi parasysh që interesi ynë më madhor është integriteti territorial i Kosovës që askush nuk e vë në diskutim. Këtu futet mbështetja e ndërkombëtarëve, ne nuk mund të themi sot që si duam.
Osmani: Serbia fqinj agresiv, do të na zhdukë nga faqja e dheut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë konferencës për shtyp me presidentin Bajram Begaj hodhi akuza të forta në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se në bashkëpunim me Vladimir Putin, duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Osmani tha se Serbia, vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën.”Po përballemi me agresion të përditshëm nga ana e një fqinji agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, është detyrim që interesat kombëtare të jenë para së gjithash. Serbia ajo që acaron situatën, nëpërmjet sulmeve ndaj Kosovës. Nuk ka javë që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës, duke zbatuar planin që Putin ka zbatuar në 2014 kundër Ukrainës, të dy synojnë destabilizimin e rajonit dhe me anë të kësaj të atakojë vlerat që qëndron NATO dhe BE është më shumë se një zhvillim në rajon. Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë ilegalisht, trajnon pjesë të strukturave kriminale në ushtrinë serbe që ato të shkaktojnë problem në veri, intimidon e i sulmon qytetarët serb në veri, pra kjo është një sfidë për të gjithë rajonin, që të gjitha shtet duhet ta trajtojnë së bashku. Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiç në Ballkanin Perëndimor”, shtoi presidentja.