Connect with us

Kosova

Tensionet në veri të Kosovës, i vihet zjarri banesës së shtetasit serb

Një stallë në pronësi të një shtetasi serb në Leposaviç është djegur gjatë natës së kaluar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 04:00 të mëngjesit është raportuar për zjarrvënie në Donje Kërrne të Leposaviçit.

“Policia e Kosovës, me datën 06.11.2022, rreth orës 04:00 (pas mesnate) ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një objekti (shtallë), pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, me banim në Donje Kërnjen nga komuna e Leposaviqit.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private”.

Advertisement