Politike
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Kurti të shpallë zgjedhjet e reja, unë nuk po e sulmoj
Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama po përpiqet të kontribuojë konkretisht për të arritur një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç. Në një dalje për median Rama njoftoi se Shqipëria ka përgatitur një draft me asistimin e ekspertëve amerikanë të pavarur. Ai tha se këtë draft ia kanë dorëzuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, të cilët po negociojnë arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se është në lojë fati i Kosovës që rrezikon të tkurret dhe i bën thirrje Kurtit për arritjen e dakordësisë me Serbinë, mbështetur në draftin që ia ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë për asociacionin e komunave serbe.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën se si ndërhyri me forca policore në komunat në veri të Kosovës. Rama i bëri thirrje që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale dhe të shpallë menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës.
“Për Kosovën është jetike të dalë nga qorrsokak dhe të finalizojë proces që i mundëson njohjen e ndërsjellët. Kjo është një shumë e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Ushqehet një frymë vetëvendosje të vetë serbëve atje. Drafti është statuti i asociacioni i komunave serbe. Draft që merret vetëm me këtë çështje. Nëse zgjidhet kjo, është zgjidhur kjo histori e gjatë dialogu dhe është hapur rruga për njohjen e ndërsjellët.
Nuk kam qenë dakord me ata që i thonin Kurtit mos bëj zgjedhje, zgjedhjet duhet të ishin bërë, ta shpallen zgjedhje të reja menjëherë për të treguar vullnet dhe deskaluar situatën. Të tërhiqte policia menjëherë. S’ka ca pret, rri kot me godina bosh, Kosova është më e intersuar për këtë gjë. Nëse trupat e huaj do marrin veriun e Kosovës çështja do të kthehet në tryezë nuk e di pas sa vitesh. Do ta çojën Kosovën mbrapsht në kohën e broznit. Kjo është diçka shumë serioze”, tha Rama.
Drafti i propozuar për asociacionin, Rama: S’do bëhet publik, është kontribut ndaç ta marrin, ndaç jo! I hartuar nga ajka e mendimit botëror
“Nuk do bëhet publik, nuk oka për t’u bërë publik. Kush e do, ta marrë ta kontaktojë. Unë kam bërë thjesht atë që kam ndjerë si detyrë se i kam parë dhe i kam lexuar. Dhe, në kushtet kur akoma kur nuk merret vesh se kush do e shkruaje, ky është kontribut i shkruar nga njerëz që janë ajka e mendimit juridik botëror.”- thotë Rama.
Kryeministri Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin e Albin Kurtit nga SHBA. Rama thotë se nuk po flitet këtu për fatin e Albin Kurtit por për republikën e Kosovës. I pyetur nëse e ka konsultuar draftin e tij të propozuar për asociacionin Albin Kurtit, Rama e mohoi.
“Jo nuk e kam konsultuar me Kurtin. Nuk hyj fare në këto se s’kanë rëndësi të veçantë përsa kohë që s’janë deklarata publike të pakonfirmuara por as të pamohuara. Nuk është fati i Albin kurtit sot në lojë, është republika e Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Kosovës dhe asgjë tjetër por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët ku e humbura e madhe është Kosova.”- thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve. Ai u shpreh se Kosova nuk është e kërcënuar nga Serbia që prej vitit 1999 dhe aktualisht ka këtë rrezik dhe jo më një risk territorial.
“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, mundësie për të integruar veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e huaj. Gjë që do ishte e tmerrshme. S’ka kërcënim për Kosovën, është në mendjet e politikaneve në Kosovë dhe është një mënyrë për të bërë politike të brendshme. Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe s’ka fuqi që t’i prekë asnjë fije floku.”- thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se i ka dërguar një draft Gjermanisë e Francës për Asociacionin e komunave serbe. Rama u shpreh i shqetësuar dhe tha se situata po bëhet edhe më alarmante.
Palët nuk po merren dot vesh as se kush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do të ketë teksti. Ky është dokument konfidencial i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e asociacionit dhe se ai është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës. Adreson të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të saj. Shpresoj që ky material ta çojë dialogun në një nivel tjetër, e jo të flasin me vete e për vete. Situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë si Kosova tkurret në sytë e atyre që. Jam i shqetësuar për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja të mëdha.
Rama: Nuk e sulmoj unë Albin Kurtin, tërë bota e fajëson me emër dhe mbiemër
Nuk sulmoj Albin Kurtin. Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe mbiemër dhe kjo më shkakton keqardhje dhe nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Nuk jam për të sulmuar Kurtin, këto janë deduksione të gabuara.
Rama: Drafti për asociacionin do të jetë neutral