LAJMI I FUNDIT
Tensionet në veri të Kosovës/ Rama: Ky rajon s’është i Kurtit as i Vuçiç
Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë të dytë ku tema kryesore janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të tensionuara pas zgjedhjeve në veri të Kosovës që u pasuan nga protesta dhe përplasjes mes serbëve dhe ushtarëve të KFOR dhe policisë së Kosovës
“Interesi ynë si shtet kërcënohet nga kjo situatë. Ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit por i popujve dhe shteteve që e popullojnë, Ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalfolkloristët. Kjo statuskuo nuk mund të vijojë më. Të dalin nga kjo lojë politike Tomi & Jerry. Duhet të evitojmë skenarin e përkeqësimit të pozicionit të Kosovës por dhe skenarin e izolimit të Serbisë. Nuk janë aspak skenarë të mirë për ne. Çdo gjë që ndodh rreth e rrotull na cënon ne” tha Rama.
Kryeministri përsëriti kërkesën për lirimin sa më parë të policëve nga Serbia
‘Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës. Mbajtja e 3 policëve të Kosovës në burg është lajthitje shtetërore!’- tha Rama.
Rama deklaroi se i ka dërguar një letër të dytë presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman për të nxitur zbatimin e planit franko gjerman.
Pardje i kam nisur një letër të dytë pas draft statutit presidentit Macron dhe Kancerlarit Scholz dhe Sharl Michel për domosdoshmërinë për një shtysë konkrete. Natyrisht dhe me mbështetjen e SHBA-së që plani franko gjerman të zbatohet medoemos.
Kryeministri argumentoi domosdoshmërinë e ndërhyrjes sa më parë të dy hartuesve të planin franko gjerman ndërsa thumboi si Kurtin e Vuçiç duke thënë se bëjnë xhiro lart e poshtë nëpër Bruksel
“Duke mbështetur totalisht të gjitha përpjeket që janë bërë dhe punën e jashtëzakonshme që është bërë edhe nga Borrell edhe Lajçak edhe nga DASH, Escobar është e domosdoshme që presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë të ndërhyjnë e të shtyjnë zbatimin e marrëveshjes deri në fund të asaj marrëveshjes bazë që mbeti pa u firmosur por që palët thonë se janë dakordësuar, dhe kështu thotë dhe BE. Vajtje ardhjet në Bruksel me xhirot ku shkon puna deri në pikën ku palët bëjnë konferenca shtypi do ta mendoj apo jo janë kohë e humbur ndërkohë që situata në terren degradon përditë edhe kur duket edhe kur s’duket dhe shpërthimi i asaj situate në formën e përplasjes do të kishte pasoja për të gjithë”
3 policët e rrëmbyer nga Serbia, Rama: Pengmarrje nga një shtet, nuk kanë bërë asnjë krim! Të njëjtin qëndrim do mbaja dhe të ishin serb
Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka cilësuar si pengmarrje arrestimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës në Serbi. Teksa kërkoi lirimin e tyre Rama tha se ato po mbahen peng nga një shtet dhe pse s’kanë bërë asnjë krim. Rama tha se do të mbante të njëjtin qëndrim edhe sikur të ishin serb.
‘Nuk kam asnjë koment përveçse për temën që jemi këtu e cila është 1 mln herë më e rëndësishme për interesin imediat dhe afatgjatë të Shqipërisë nga sa duket, apo për dosa që thonë që Vallai i Madhe duhet t’ja thotë vëllait të vogël. Mund të ketë impakte të padëshiruara. Ne nuk kemi bërë asnjëlloj krimi në asnjë rast por kemi qenë shumë të qartë dhe kemi vepruar që të ndjekim politikën që kemi ndjekur edhe me Serbinë. Çdo lloj kërcitje armës sado e shkurtër të mbahet larg nga Ballkani. Fakti që 3 policë në këtë rast janë të Kosovës, janë shqiptarë, por të njëjtin qëndrim do të mbaje edhe po të ishin serb që hipotetikisht do të mbahen peng. Të mbahen peng 3 njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë krim. Kjo tregon se Serbia duhet të angazhohet më seriozisht. Kjo nuk është se janë tre policë shqiptarë por janë tre njerëz që mbahen peng atje nga një shtet. Dhe mbulohet kjo me jo u arrestua ky, jo u arrestua ai. Edhe sikur të jenë të vërteta këto që thuhen nga forcat legjitime të Kosovës nuk reagon një shtet duke bërë simetri. Pse çfarë janë këto banda. Shtet demokratik respekton të drejtat e njerëzve. Pavarësisht se të drejtat e njerëzve në një shtet tjetër mund të shkelen.’- tha Rama.
Rama për Kurtin dhe Vuçiç: Dilni nga politika ‘Tomy-Jerry’, Macron e Scholz t’i mbyllin të dy brenda në konferencë derisa të zbatohet plani franko-gjerman
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ngulm që dy kumbarët, sicc i quan ai Macron e Scholz të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman. Rama u bën thirrje dy liderëve të lënë pas lojën e politikës ‘Tomy-Jerry’ me të cilën nënkuptoi se është një lojë për egon personale dhe jo për atë kombëtare.
“Të dalim patjetër nga kjo politike Tomy and Jerry. Të evitojmë skenarin e përkeqësimit të Kosovës apo izolimit të Serbisë. S’janë fare skenarë të mirë për ne, asnjë dobi kombëtare nuk ka për ne.
Na cenon ne në këtë rrugë, në rrugën që ne duam të bëhemi dhe do të bëhemi me patjetër si shtet në sy të të gjithëve dhe si port për të gjithë. Çfarë destincacioni në Ballkan do bëhemi ne nëse Ballkani zhargavitet nga konflitet. Fakti që sot ka nisur vala e parë e sanksioneve, çfarë të mirë i sjell së nesërmes. Nëse e nesërmja nuk matet me pikët elektorale. Prandaj duke mbështetur përpjekjet që janë bërë dhe punën edhe nga Borrell edhe nga Lajccak dhe nga Escobar edhe të tjerë. Është e domosdoshme që Macon dhe Scholz të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë, që mbeti pa u firmosur por që palët thonë se janë dakordësuar… Dy liderët bashkë me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi.”- thotë Rama.