Kosova
Tensionet në veri të Kosovës, Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të Kosovës. Ai është shprehu se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës. Pas takimit me kreun e Qeverisë, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policitë Afrim Bujakut i cili mbetet i vrarë në këtë aksion. Madje tha vizita e tij ka qëllim që të solidarizohet me të gjithë dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.
“Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, ka thënë emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
Sarrazin: Nuk duhet të ndalemi, duhet gjetur zgjidhje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka udhëtuar dje nga Gjermanisë për në Kosovë pasi një grup terrorist serb në veri të vendit ka vrarë një polic dhe ka plagosur dy të tjerë. Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme situata e sigurisë në veri dhe reagimi për një gjë të tillë duhet të jetë i qartë.
Ai ka thënë se është poashtu e qartë se nëse kërkohet zgjidhje për veriun, duhet pasur një dialog të suksesshëm. Ai ka thënë se nuk duhet ndalur, dhe duhet ecur përpara në gjetjen e një zgjidhjeje për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. “Është shumë e rëndësishme që kjo situatë, siguria, reagimi duhet të jetë i qartë për këtë.Është e qartë se nëse duam ta zgjidhim çështjen e sigurisë në veri duhet të kemi një dialog të suksesshëm. Nuk duhet të ndalemi dhe të vazhdojmë të gjejmë një zgjidhje për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë Sarrazin. Ai tutje ka thënë se në takim me Kurtin ka rikonfimuar qëndrimin e qartë të Gjermanisë në anën e Kosovës. “Rikonfirmova qëndrimin e qartë të Gjermanisë nën anën e Kosovës. Ne kemi koordinim të plotë me autoritetet në Kosovë që kur kjo situatë ndodhi”, ka thënë tutje Sarrazin.