Connect with us

Kosova

Tensionet në veri të Kosovës, Stoltenberg: NATO është gati

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg në një intervistë shprehu mbështetjen ndaj Kosovës lidhur me tensionet që po përballet së fundmi me Serbinë për veriun. Stoltenberg shprehet se BE dhe NATO po punojnë ngushtësisht për të ulur tensionet.

“NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy luftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4000 ushtarë dhe ata luajnë një rol kyç në stabilizimin e situatës. Mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika provokuese”, tha Stoltenberg.

Për të katërtën ditë me radhë, në veri të Kosovës, disa rrugë vazhdojnë që të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës. Po ashtu shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura. Mbrëmë në Beograd, dhjetëra serbë janë grumbulluar pranë kishës Shën Sava duke brohoritur thirrje nacionaliste dhe gjenicidale kundër Kosovës. Ky grumbullim është bërë si shenjë përkrahje ndaj grupeve kriminale të cilët kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës. Me flamuj në duar serbët kanë kënduar këngë nacionaliste të kohës së kriminelit Sllobodan Millosheviq, duke thërritur thërrasin ”Jo ndarje” dhe ”Kosova është zemra e Serbisë”.

Takimi i Escobar me opozitën, Hajradinaj: Angazhim serioz nga SHBA për të ulur tensionet

1670924634_99b8b84e436329c69a8d504636aaae5eXL.jpg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me Emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Haradinaj ka thënë se Escobar dhe Hovenier janë të mjaft të fokusuar për zhvillimet në vend dhe se kërkesa e tyre është që të largohen barrikadat dhe të ulen tensionet.

“Të dashur qytetarë, Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep.”- shkruan ai.

Kurti: Këtë javë aplikojmë për anëtarësimin në BE

1670924030_640065u1670923663.jpg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot se këtë javë do të aplikojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE. Kreu i qeverisë foli pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e sotme.

“Siç e dini, ne jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që po aplikojmë për Bashkimin Evropian edhe pse jemi vendi i parë në këtë rajon për sundimin e ligjit, lirisë dhe demokracisë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 13 dhjetor.

Sipas tij, ka ardhur koha që statusi potencial kandidat, “që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat, duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”.

Më herët gjatë këtij viti, Kosova ka treguar se po përgatitet të aplikojë për anëtarësim në BE.

“BE-ja është vend i paqes, sigurisë, barazisë dhe prosperitetit, andaj edhe Kosova e ka vendin natyrshëm në këtë shtëpi të përbashkët si një vend paqedashës e demokratik”, tha Kurti.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Tensionet në veri të Kosovës, Esobar takon sot përfaqësuesit e opozitës

1670923293_w57339112.jpg

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takon sot në Prishtinë përfaqësues të partive opozitare.

Një ditë më herët, Esobar takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Pas takimit, ai nuk foli për mediat, por në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit u tha se ata kanë diskutuar “për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës”.

Advertisement