Connect with us

Rajon

Tensionet në Veri/ Vuçiç: Takimi me Kurtin do të bënte më shumë dëme

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nga Brukseli tha se dialogu është gjithmonë shërues, por jo me Albin Kurtin

“Ne duhet të përpiqemi të zgjidhim çdo problem përmes dialogut. Në këtë pikë, nuk shoh asnjë arsye për të folur me një njeri që provokon çdo ditë dhe që dëshiron të fillojë çdoherë konflikt. Kjo është ideologjia e tij fanatike, besoj se çdo bisedë me të do të sillte dëme shtesë dhe prandaj mendoj se biseda me të është e pakuptimtë” – Tha Vucic para gazetarëve

Ai tha gjithashtu u shpreh se për një numër të madh të vendeve të BE-së, Kosova është shtet i pavarur.

“Duhet të kuptojmë që Kosova është fëmija i tyre, e kanë krijuar dhe janë kujdesur për të që në djep. Dhe teksa është rritur pak, adoleshenti tani është bërë i djallëzuar dhe ka arritur çmendurinë, por kjo sipas Perëndimit nuk është diçka e rrezikshme” – deklaroi presidenti serb dhe përsëriti se pozicioni i Serbisë është shumë i vështirë.

“Gjithçka që vlen për Ukrainën nuk vlen për Serbinë, por është e drejtë e më të fortëve, me të cilën duhet të mësohemi” –  tha presidenti Vucic

 

Advertisement