Politike
Tensionet për Belerin, Mitsotakis publikon foton duke i kërkuar llogari Ramës

Pas ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek postoi në rrjetet e tij sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga samiti i Brukselit. Në foto, Mitsotakis shfaqet me gishtin akuzues drejtuar nga Rama. Kjo, pas debatit të tyre për çështjen “Beleri”. Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit. Greqia ka kërcënuar se do bllokojë integrimin e Shqipërisë, për shkak të Belerit.

