Connect with us

Kosova

Tensionet/ Reagon kurti: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth situatës në veri të Kosovës dhe u shpreh se punët po shkojnë shumë mirë.

Kurti ka thënë se synimi i tyre ka qenë që tu mundësojnë kryetarëve të komunave veriore që të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre.

“Sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është se krejt cfarë kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës, është tu mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet tu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje e prejardhje. Besojë që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtar.” – ka thënë Kurti për RTV Dukagjini.

Duke u bazuar në reagimet e ndërkombëtareve dje, gazetaria iu drejtua Kurtit duke i thënë se “nuk po duke që e kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve.”

Ndërsa Kurti u shpreh shumë pozitiv.

“E kemi dhe shumë mirë po shkon puna.” – ka thënë ai në fund.

Advertisement