Politike
Tensionet te Kryeministria/ Lapaj: Ja “tanket” që do përdorim kundër këtij sh*ërdhate kryeministër
Protesta e Adriatik Lapajt, te Kryeministria, ka vijuar me tensione edhe pasditen e kësaj të hëne ku protestuesit janë përplasur me policinë.
Lapaj ka nxjerrë nga disa qese, portokalle bidonë uji dhe batanije, ndërsa u drejtohet protestuesve me ironi se këto janë molotovët dhe tanket që do të përdoren në këtë protestë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
“Këto janë raketat, molotovët dhe tanket që do përdornin kundër këtij sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së leshit”, dëgjohet të thotë Lapaj.
Ashtu si në ditët e tjera edhe këtë të hënë policia ka tentuar të largojë nga godina qeveritare potestuesit, teksa këta të fundit kanë kundërshtuar. Lapaj dhe aktivistët vijojnë prej ditësh tubimin te kryministria, ku kërkohet dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve që përfshinë qeverinë.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pavarësisht tensioneve dhe se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.