Connect with us

Kronike

Tentativë vrasje, pengmarrje dhe pjesë të bandave kriminale, ekstradohen 5 të dënuar

Bashkëpunimi intensiv dhe paralel me homologët europianë, finalizoi procedurat e ekstradimit për 5 shtetas të dënuar/të akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Itali.

Mes të ekstraduarëve është Arjan Shehu, i dënuar nga GjKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës 2016-2018, Shehu drejtuar një grup kriminal që pajiste kundrejt pagesave, shtetas të ndryshëm, me pasaporta europiane false, që ata të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ose në Kanada.

Po ashtu, u ekstradua edhe Shpëtim Abdullai, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ky person 11 vjet më parë, duke shpërdoruar detyrën si punonjës i shërbimeve teknike, në IEVP Kosovë, Lushnjë, ka falsifikuar fatura për riparimin e disa automjeteve të Policisë së Burgjeve.

Shehu, Abdullai dhe Pirro Kotroçi u ekstraduan nga Greqia drejt vendit tonë. Ky i fundit në bashkëpunim me një person tjetër ka tentuar të vrasë me thikë një person në qytetin e Gjirokastrës.

Dy të tjerë, të dënuar për grup kriminal u ekstraduan drejt Italisë, aty ku do përballen me drejtësinë për akuzat e ngritura. Ato janë Ardian Sufaj alias Pllumb Sufaj dhe Artur Ademi alias Artur Liçaj.

Advertisement