Kronike
Tentoi arratisjen nga burgu i Fierit, kapet në kohë nga gardianët e burgut Bledar Selmanaj! Prishi murin për të kaluar rrethimin

I dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullarit në vitin 2021, i burgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar mbrëmjen e djeshme arratisjen nga burgu i Fierit.
Kanë qenë gardianët e burgut, të cilët kanë pikasur të burgosurin në momentin e arratisjes, duke ndaluar dhe daljen e tij nga rrethimi i burgut.
Burime konfidenciale kanë bërë me dije se Bledar Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir për të prishur suvanë dhe kishte arritur të hapë një vrimë në murin e qelisë për tu larguar.
Menjëherë në këto momente kanë ndërhyrë gardianët e burgut, të cilët kanë shoqëruar menjëherë në dhomat e sigurisë së lartë Selmanajn.
Lajmi në përditësim…

