Aktualitet
Tentoi të blinte kokainë, arrestohet sportisti i Lojërave Olimpike “Paris 2024”
Një lojtar i kombëtares australiane të hokejit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është arrestuar mbrëmjen e së martës.
Ky lajm u bë publik nga Komiteti Olimpik Australian, por pa bërë të ditur identitetin e personit që u arrestua, duke thënë se: “Ne vazhdojmë të informohemi për këtë çështje, duke u përpjekur të ndihmojmë anëtarin e ekipit tonë. Këtë herë nuk kemi asnjë provë për ndonjë akuzë ndaj tij”.
Sipas raportimeve të medieve britanike, personi i arrestuar është 28-vjeçari Thomas Craig, i cili mbrëmjen e së martë ka dalë nga fshati Olimpik me disa shokë për të bërë një shëtitje nëpër Paris. Ai është kapur në flagrance nga policia teksa po përpiqej të blinte kokainë.
Top Channel