Connect with us

Aktualitet

Tentoi të grabisë një bankë, autori largohet sapo konstaton Policinë

Një person ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës.

Autori ka shtyrë me forcë derën e jashtme, por në momentin që ka rënë sinjali është larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori, por deri më tani nuk është kapur.

“Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme.

Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.“- njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit

Advertisement