Connect with us

Aktualitet

Tentoi të grabiste bankën, autori i dehur ishe live në ‘TikTok’

Autori që tentoi të grabistet bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e djeshme në Korçë vijon të jetë i lirë dhe i paidentifikuar. Më herët u publikua edhe një foto e tij e kapur nga kamerat e sigurisë.

Sipas raportimeve, autori ka arritur të hyjë në ambientin ku ndodhet bankomati, pasi ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës. Aktivizimi i sistemit të alarmit të bankës ka alarmuar policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa ai ka arritur të largohet.

Në foto shihet se ai nuk është i maskuar, në kokë mban një kapele dhe në njërën dorë kishte një telefon i cili dukej se po filmonte vetveten. Dyshohet se ai ka qenë live në TikTok në ato momente. Policia gjthashtu ka dyshime se autori mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Vijon ende puna për kapjen e tij.

Advertisement