Connect with us

Kronike

Tentoi të kalonte kufirin në Francë me kanabis, arrestohet shqiptari

Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga Policia spanjolle pasi u kap në tentativë për të kaluar kufirin me Francën me një sasi prej 23 kilogramë kanabis. Shqiptari identiteti, i të cilit nuk është bërë i ditur u arrestua më 4 nëntor pasi u ndalua në një kontroll rutinë.

Pas kontrollit agjentët e Policsë kanë konstatuar dhe lëndën narkotike të fshehur në bagazhin e makinës me targa franceze.

37-vjeçari ishte banues në Francë dhe poseidonte dokumente. Ai tashmë do të përballet me akuzën e e trafikut të lëndëve narkotike ndërkohë hetimet në lidhje me ngjarjen po vijojnë ende nga autoritetet ndërsa marijuana u konfiskua nga Policia.

Advertisement