Connect with us

Kronike

Tentoi të vrasë me sëpatë të riun, arrestohet autori…

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrarë me sëpatë një 33-vjeçar.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe pronari i lokalit pasi ka mbështetur 52-vjeçarin në këtë ngjarje të rëndë duke prishur vendin dhe ngjarjes dhe dhënë dëshmi të rreme.

Ka qenë autori Artur Petja ka tentuar të vrasë 33-vjeçarin. Ndërsa pronari i lokalit Elton Dedej, 44-vjeç është arrestuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Pas konfliktit në lokalin e tij, ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se 33-vjeçari ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit Elton Dedeja shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati. Në lidhje me këtë rast është proceduar në gjendje të lirë edhe 1 shtetas që luante lojëra fati në lokalin që 44-vjeçari e kishte përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Advertisement