Connect with us

Bota

Tentoi t’i arratisej policisë italiane, shqiptari bie nga dritarja e hotelit

Një 30-vjeçar shqiptar, në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga policia, u ngjit nga dritarja në një parvaz të ndërtesës, por u rrëzua dhe u plagos rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në via della Geppa, pranë stacionit të trenit, në Trieste.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte marrë një dhomë në Hotel Italia, në via della Geppa, por me sa duket emri i tij është dashur të denoncohet në polici. Ndaj, kur punonjësi i hotelit e ka përfshirë në mesin e mysafirëve të objektit, policia është paralajmëruar.

Disa oficerë mbërritën në vendngjarje, por kur i riu kuptoi se policia kishte ardhur për të, ai doli nga dritarja e dhomës në katin e tretë dhe tentoi të arratisej në një parvaz. Në atë moment nuk dihet nëse ai ka rrëshqitur apo ka kërcyer spontanisht, ka rënë dhe ka përfunduar mbi një makinë dhe është plagosur rëndë.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar.

Advertisement