Aktualitet
Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet penalisht 40-vjeçari

Precedohet 40-vjeçari pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare që të kalonte kufirin ilegalisht. 40-vjeçari me iniciale L.P ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare në portin e Vlorës duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Njoftimi i Policisë:
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Lushnjë.
40-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në PKK Port Vlorë, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

