Aktualitet
Tentuan të vrisnin kreun e trafikut nga burgu, Apeli i GJKKO lë në fuqi 23 vite e 8 muaj burg për 5 të pandehur

Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi vendimet për Dedan Gjonin, Algert Rapin, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni. Këta persona akuzohen për vrasje e mbetur në tentativë ndaj Xhevdet Plakut, që njihet me nofkën ‘Akili’. Apeli la në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin. Ndërkohë që janë lënë në fuqi dhe dënimet me 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni.
Kush është Xhevdet Plaku?
Xhevdet Plaku apo siç njihet me nofken ‘Akili’, i dyshuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës në Holandë, po vuante dënimin për trafik droge. Emri i Xhevdet Plakut doli dhe në dosjen e SPAK për grupin e trafikut të drogës pjesë e së cilës ishte dhe ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni dhe Erzen Breçani. Zbardhja e përgjimeve të Sky ECC zbuluan se Akili, që përdorte 25 identitete, i akuzuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam u tentua të vritej nga i forti i Shijakut Rexhep Rapi më 17 shtator 2019. Përgjimet zbardhën bashkëpunimin e Rapit me Gjonin për të kryer vrasjen para komisariatit të Durrësit, si hakmarrje pasi e akuzonte për vrasjen e vëllat të tij Sali Rapi të ndodhur në 2014-ën në Itali.

