Connect with us

Politike

‘Teori e Beogradit…’/ Meta: Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot dhe për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e misionit të NATO-s përballë kërkesave për marrjen nën kontroll të Veriut të Kosovës.

Meta përshëndeti deklaratën e KFOR, ndërsa theksoi se Shqipëria e gjitha me një zë të vetëm duhet të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kërkesat për kontrollin e Veriut të Kosovës nga KFOR, Meta i konsideroi si teori të Beogradit, pasi sipas tij synohet “që çështja e Kosovës të transferohet në forumin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara, ku 5 anëtarë të Këshillit, Rusia, Kina edhe Brazili, Eduadori dhe Mozambiku nuk e njohin Kosovën”.

Ai theksoi se “ideja për të kaluar tek Republika e KFOR nuk është gjë tjetër, veçse kërkesa për një status të ri të KFOR dhe që do të thotë pranim i rihapjes së çështjes së Kosovës brenda rezolutës 1244″.

 

 

“Është shumë e rëndësishme që Shqipëria, Parlament i qeveria me një zë të vetëm të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO si garanci absolute jo vetëm të Kosovës por edhe për rajoni.
Përshëndes edhe reagimin e fundit të KFOR, i cili thekson angazhimin e tij, por bën të qartë se ekskluzivitetin për rendin e sigurinë e ka Policia e Kosovës dhe KFOR është në mbështetje të saj.
Çdo përpjekje djallëzore e hapur që synon rivendosjen e kontrollit të Veriut për KFOR nuk është asgjë tjetër por përpjekje për të kaluar nga Republikë e Kosovës në Republikë të KFOR.
Kjo është teoria kryesore edhe e Beogradit zyrtar, pasi synon që çështja e Kosovës të transferohet në forumin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara, ku 5 anëtarë të Këshillit, Rusia, Kina edhe Brazili, Eduadori dhe Mozambiku nuk e njohin Kosovën.
Ideja për të kaluar tek Republika e KFOR nuk është gjë tjetër, veçse kërkesa për një status të ri të KFOR dhe që do të thotë pranim i rihapjes së çështjes së Kosovës brenda rezolutës 1244.
Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të theksojmë në mënyrë të vazhdueshme rëndësinë e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila i dha legjitimitet të plotë aktit të pavarësisë së Kosovës duke i dhënë një përgjigje botërisht pretendimit të Serbisë për këtë çështje”, deklaroi Meta.

Advertisement