Connect with us

Lifestyle

Terapia për alergjinë ndaj kikirikëve

Pilulat e imunoterapisë mund të mbrojnë nga reaksionet fatale disa persona që preken nga alergjia e kikirikut, por ato nuk mund ta kurojnë tërë gjendjen, ka treguar një studim.

Shkencëtarët ishin në gjendje të ulnin ndjeshmërinë e pacientëve ndaj kikirikut, por nuk mund të shpëtonin tërësisht nga alergjia, njofton Klan Kosova.

Pilulat janë të mbushura me sasi minuskul kikiriku për të stërvitur trupin në prodhimin e antitrupave për të luftuar alergjenin.

Kjo thithet shpejt në qarkullimin e gjakut, ku punon për të desensituar sistemin imunitar në sasi më të mëdha të kikirikut.

Studiuesit e King’s College në Londër morën mostra nga 22 pacientë me alergji kikiriku të moshës 4 deri në 18 vjeç, si pjesë e studimit të tyre.

Kur i hoqën antitrupat mbrojtës, ata zbuluan se qelizat alergjike ishin akoma aq reaktive si përpara trajtimit.

Por ata vunë re se pilulat ofruan mbrojtje të mjaftueshme për të shpëtuar të paktën një në 50 britanikë nga vdekja.

Advertisement