Bota
Tërmet i fuqishëm në Japoni, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballë goditi Japoninë lindore herët të premten (15 mars), tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e prefekturës Fukushima, ku u regjistruan lëkundje të forta, tha agjencia, duke shtuar se paralajmërimi për cunami nuk ishte lëshuar.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.