Connect with us

Sport

“Tërmet” te Milani/ Nga heqja e pikëve te përjashtimi nga Europa, kuqezinjtë rrezikojnë seriozisht shumë

Probleme në horizont për Milanin. Guardia di Finanza zbarkoi sot në zyrat e kuqezinjve, pasi ishte informuar për disa parregullësi, të cilat nëse konfirmohen, mund të shkaktojnë një “tërmet” të vërtetë në shtëpinë e klubit nga Milano.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, dyshimet janë të forta, madje mendohet se Milani muk i përket fondit amerikan RedBird të financierit Gerry Cardinale por është ende nën drejtimin e fondit Elliott.

Çfarë rrezikohet? Me të vërtetë shumë. Administratori aktual Giorgo Furlani dhe ai paraardhës Ivan Gazidis, rrezikojnë të dy të përballën me masë administrative që fillon me gjobë, për të shkuar te burgimi deri në 4 vite. Natyrisht, arsyeja ka të bëjë me fshehjen e të dhënave dhe tentativave për mashtrim.

Gjithashtu, skuadrës së Piolit mund t’i hiqen pikë nga kampionati. Ndëshkimi mund të vijë edhe nga UEFA, me instancën më të lartë të futbollit që duke u bazuar në rregullore, mund ta përjashtojë skuadrën nga kompeticionet europiane për sezonin që vjen.

Advertisement