Connect with us

Bota

Tërmetet në Turqi dhe Siri/ 4,310 viktima

•Miliona njerëz kan mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. •2,921 kanë vdekur në Turqi dhe 1,389 në Siri, duke çuar numrin e viktimave në 4310 viktima. •Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021. •Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e karakterizon tërmetin si më vdekjeprurësin që nga viti 1999. • Më shumë se 45 shtete u kanë ardhur në ndihmë. •Japonia ka dërguar një ekip shpëtimi nga fatkeqësitë për të mbështetur përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Turqi. •Kryeministri australian Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të sigurojë një ndihmë “fillestare” prej 10 milion dollarë australianë (6.94 milion dollarë; 5.76 milion £) për të shkuar për grupet humanitare. Më shumë se 2600 personel nga 65 vende të botës janë dërguar në zonën e fatkeqësive.

 

Advertisement