Connect with us

Bota

Tërmeti apokaliptik në Marok! Thellohet bilanci i viktimave, 2800 të vdekur

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok. • Sipas raportimit të fundit të mediave vendase dhetë huaja, numri i të vdekurave nga tërmeti i fuqishëm të tronditi vendin disa ditë më parë ka shkuar në 2800. •Sakaq, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara me shpresën për të gjetur të mbijetuar. •Ndërkohë, qeveria e Marokut është gjithmonë e më shumë nën presion për të pranuar ndihma nga ndërkombëtarët.  •Deri më tani, ajo ka pranuar ndihmë nga vetëm katër vende – Spanja, Britania e Madhe, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.  •Tërmeti me magnitudë 6.8, më vdekjeprurësi në 60 vitet e fundit, goditi malet e Atlasit të Lartë në jug të Marrakeshit dhe shkatërroi shumë fshatra rurale dhe të largëta.

Advertisement