Bota
Tërmeti/ BE i dërgon Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/02/termet-9.jpg)
BE ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milionë euro ndihmë për Sirinë, pas tërmetit tragjik.
Njoftimi vjen pasi Siria kërkoi zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.
Blloku ka njoftuar gjithashtu një ndihmë fillestare prej 3 milionë euro për Turqinë, pasi vendi aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE të hënën.
Më herët, korrespondenti i BBC I Brukselit shpjegoi se dërgimi i ekipeve në Siri do të ishte më i ndërlikuar se Turqia, pasi kontrolli në veri është i ndarë midis qeverisë dhe grupeve rebele.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)