Connect with us

Bota

Tërmeti i fuqishëm në qytetin e shenjtë, të paktën 95 të vdekur dhe 130 të plagosur

Të paktën 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 130 të plagosur pas një tërmeti të madh që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, thonë mediat shtetërore kineze. Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale,kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.

Tërmeti i së martës është një nga më vdekjeprurësit që ka parë Kina në vitet e fundit.

Videot e publikuara nga transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV treguan shtëpi të shkatërruara dhe ndërtesa të shembura, ndërsa punonjësit e shpëtimit kalonin nëpër mbeturina dhe u shpërndanë batanije të trasha vendasve.

Temperaturat në qarkun Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, janë rreth -8 gradë C dhe do të zbresin në -18 këtë mbrëmje, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës.Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë.

Rajoni, i cili shtrihet pranë një linje thyerjeje kryesore të pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, është shtëpia e aktivitetit të shpeshtë sizmik. Në vitin 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 afër Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, vrau rreth 9,000 njerëz dhe plagosi mbi 20,000.

Lëkundjet e mëngjesit të së martës, të cilat bënë që shumë banorë të Katmandu të iknin nga shtëpitë e tyre, sollën kujtimet e asaj fatkeqësie vdekjeprurëse.

Advertisement