Connect with us

Bota

Tërmeti katastrofik godet Turqinë, regjistrohen shumë viktima

Një tërmet i fortë ka shkundur Turqinë dhe Sirinë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti i fuqishëm ka goditur Gaziantepin në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë dhjetëra persona në Turqi dhe Siri.

Sipas raportit të fundit të autoriteteve turke, numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 76 në rajonet e Kahramanmaras, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Antiyaman dhe Malatya, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 440 në të njëjtat rajone. Ndërsa në Siri numri i të vdekurve ka shkuar në 111.

Pas tërmetit 7.7 Rihter janë regjistruar 42 pasgoditje, ku më i madhi është i rendit 6.6 Rihter. Nga tërmeti  shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për personat e mbijetuar nën rrënoja.

E teksa Turqi po përballet me orë dramatike, ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar.

Për shkak se qindara banesa janë shembur, qytetarët nuk mund të kthehen në godinat e tyre pasi vijojnë pasgoditjet, por janë strehuar në disa xhami.

Tërmeti i sotëm është më i forti i regjistruar në Turqi që nga ai i 17 gushtit 1999, i cili u mori jetën të paktën 17 mijë njerëzve, mes të cilëve rreth një mijë banorë të Stambollit.

 

 

Tërmet 7.8 ballë në kufirin Turqi-Siri! Mbi 300 viktima, 1000 të plagosur, Erdogan: Do ta kalojmë këtë fatkeqësi
•Tërmet i fuqishëm 7.8 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë. • Tërmeti ka shkaktuar më shumë se 300 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. •Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. •Në Turqi, zyrtarët konfirmuan 79 viktima dhe mbi 440 të plagosur nga tronditjet në 10 qytete. Në Siri janë konfirmuar 237 viktima dhe mbi 600 të plagosur. •Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku.•Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta. •Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e sotme ishin më të fuqishmet. •Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve ‘Sandwich’ në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.
Advertisement