Connect with us

Bota

Tërmeti në Turqi e Siri, ambasada e Shqipërisë në Ankara: S’ka shqiptarë të lënduar

Sipas informacioneve që vijnë nga ambasada e Shqipërisë në Turqi, nuk ka ansjë shqiptar viktimë ose të lënduar.

“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar.”- thuhet në njoftim.

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, ambasada dhe konsullata shqiptare në Ankara: |Nëse ka shqiptarë që kanë nevojë për ndihmë ja ku të konktaktojnë

1675671282_Screenshot31.jpg

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985

Konsullata e Republikës së  Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219.

Shqipëria është gati për të ofruar ndihmën e saj me çfarë të ketë mundësi për të qenë sa më pranë Turqisë dhe Sirisë, dy vendet që u prekën nga një tërmet fatal. Ky ka qenë mesazhi i ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçkës e cila së bashku me personazhë të tjerë të politikës shqiptare, shprehen ngushëllimet për viktimat dhe civilët e plagosur.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Turqinë Juglindore në kufi me Sirinë, ku mbi 800 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 3000 të plagosur.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Begaj.

Lajm ne përditësim…

 

Advertisement