Rajon
Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte magnituda
Greqia është ‘shkundur’ sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballë, me epiqendër në Athinë.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në juglindje të Zaraki-t në Evia në kryeqytet, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 5 kilometra.
Një profesor grek ka deklaruar se tërmeti është pjesë e sekuencës passizmike prej 5.1 ballë, i cili ka ndodhur disa ditë më parë, po me të njëjtën epiqendër. Deri më tani autoritet dhe mediat greke nuk kanë raportuar për lëndime njerëzore apo dëme materiale.