Connect with us

Bota

Terror dhe frikë/ 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me thikë, vritet nga policia

Disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje (07/06) në Mynih.

Viktima ishte një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare, e cila u qëllua nga policia dhe përfundoi në spital pak kohë më vonë.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, sipas BILD dhe Abendblatt

Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa BILD raporton se ajo vuan nga “sëmundje mendore”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për publikun”.

Numri i të plagosurve mbetet i panjohur .

Advertisement