Bota
35-vjeçari vret 7 persona në mbledhjen e besimtarëve fetarë
Shtatë persona, përfshirë këtu edhe një foshnjë të palindur, janë vrarë nga të shtënat në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman të Hamburgut.
Sipas policisë gjermane një person i armatosur veproi i vetëm në sulmin e së enjtes dhe më pas vrau veten, ndërsa motivet e tij ende nuk dihen.
I dyshuari, i quajtur Philipp F, 35 vjeç, thuhet se kishte urrejtje ndaj komunitetit fetar, anëtar i së cilës ai kishte qenë më parë.
Në një konferencë të premten, policia tha se katër burra dhe dy gra u qëlluan për vdekje dhe se të gjithë të vdekurit ishin shtetas gjermanë.
Tetë persona u plagosën dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë. Gjithasthu një grua që ishte shtatë muajshe shtatzënë u qëllua, por mbijetoi edhe pse foshnja e saj nuk mundi.