Connect with us

Bota

Terror në SHBA/ E mitura qëllon për vdekje 11-vjeçarin

Një vajzë 14-vjeçare është akuzuar për vrasjen e  një djali 11-vjeçar, i cili u qëllua më armë zjarri, pas një zënke mes dy vajzash, në Dallas të SHBA-së.

Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 14:00, ku policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Gjatë hetimeve për të shtënat, policia konstatoi se në parkingun e kompleksit po ndodhte një sherr mes dy vajzave.

Policia ka deklaruar se: “Një e mitur ka marrë një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të femrës me të cilën po zihej. E shtëna goditi një kalimtar,  një djalë 11-vjeçar”.

 

 

Djali 11-vjeçar u transportua në spital ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autorja fillimisht u largua nga vendngjarja, por u kap nga policia e qytetit dhe tashmë ndodhet në paraburgim nën akuzën e vrasjes.

Për shkak të moshës së personave të përfshirë, policia nuk ka dhënë detaje mbi identitet e tyre.

Advertisement