Connect with us

Aktualitet

‘Terrori’ i rrugëve/ Dronët e policisë kapin shoferët në flagrancë, gjoba për shkelësit

Gjatë javës që lamë pas, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka zhvilluar kontrolle të shtuara në akset nacionale, duke përdorur dronë dhe radarë Poliscan, për monitorimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që rrezikojnë jetën në rrugë.

2 dronë dhe 3 radarë Poliscan janë përdorur për të evidentuar në kohë reale sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për matjen e shpejtësisë në segmente me risk të lartë për aksidente.

Fokus i kontrolleve gjatë javës:

 

 

Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar;

Parakalimet e gabuara;

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit;

Mosvendosja e rripit të sigurimit;

Parandalimi i drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda, për të cilat janë marrë masa administrative, përfshirë pezullime të lejeve të drejtimit, në përputhje me Kodin Rrugor. Konkretisht:

765 masa administrative për parakalime të gabuara;

423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit;

876 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

1121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

128 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit.

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet intensive në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Advertisement