Kosova
‘Test Lakmus’ për Vuçiçin/ Mediat gjermane: Çështja e Radojçiçit do të jetë…
Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock (Analena Barbok) ka folur për ngjarjet e kohëve të fundit në veri të Kosovës me ministren kosovare Donika Gërvalla dhe ministrin serb të jashtëm Ivica Daçiç, në takime të ndara. Süddeutsche Zeitung (Sudoiçe Zeitung) shkruan se ” Annalena Baerbock pati një ‘bisedë intensive dhe të hapur’ me Daçiqin, mbi mënyrat për të ulur tensionet pas përshkallëzimit të fundit të dhunës, e cila në maj ishte drejtuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, një mision i udhëhequr nga NATO. Ministrja e jashme gjermane kërkoi bashkëpunim në hetimin e sulmit dhe sqaroi se qëndrimi i qartë i qeverisë serbe kundër dhunës dhe negociatave paqësore është çelësi i procesit të anëtarësimit në BE”. Gazeta vlerëson se qeveria gjermane, në lidhje me ceshtjen e Radoicicit, per presidentin serb, mund të përdorë atë që quhet ‘Test Lakmus’ me pyetje të tilla si pershembull “nëse Aleksander Vucic është i gatshëm të veprojë kundër “udhëheqësit të sulmit ndaj policisë së Kosovës, Milan Radoiçiq”, me të cilin, siç vlerëson gazeta, Vuçic ka marrëdhënie të ngushta. Kujtojmë se më 24 shtator, një grup i armatosur terrorist sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, u arrestua dhe u la I lire 24 ore me pas. Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga ky sulm, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare, për t’i nderuar kështu terroristët e vrarë. Përveç kësaj, Beogradi zyrtar, pas sulmit terrorist, dislokoi një numër të madh të trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Ky veprim i Serbisë nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kërkuan që menjëherë të zvogëlohet numri i trupave ushtarake. Pas këtyre thirrjeve të qarta të ndërkombëtarëve, Beogradi njoftoi se ka filluar reduktimin e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.