Connect with us

Kosova

Testi i lakmusit/ Lojtarët e vegjël të Kosovës e Serbisë e kanë kuptuar kleçkën

“Ngërçi në dialogun Kosove-Serbi po nxjerr ne pah mungesën e një strategjie për zgjerimin e BE-së. Aleksander Vuçic dhe Albin Kurti e dinë se vendet e tyre nuk do të anëtarësohen së shpejti në BE. Prioriteti i tyre është të mbajnë pushtetin dhe jo të përmbushin kërkesat e Brukselit. Liderët e Ballkanit kanë mësuar tashmë se si duhet të luajnë me Perëndimin. Vuçiq bëri pazare me djemtë e mëdhenj – Gjermaninë, Francën, administratën e Bidenit dhe pati njëfarë suksesi. Kurti nga ana tjeter  zgjodhi politikën e faktit të kryer në Kosovë. Dhe duket se të dy politikanët patën sukses” – keshtu ka deklaruar profesori i Oksfordit Dimitar Beçev në një analizë.

Sipas tij, megjithate problem është se gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.

“Sulmi I vitit te kaluar ne Banjske te Zvecanit na tregoi se ne cdo kohe situate mund te pershkallezohet dhe njerezit mund te vdesin” – ka deklaruar Becev duke shtuar se “Prioriteti i Perëndimit duhet të jetë rivendosja e besueshmërisë”

“Për këtë qëllim, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tërheqin vija të qarta të kuqe dhe të reagojnë fuqishëm kur ato vija të kalohen. Rinisja e negociatave për normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë lartë në listën e prioriteteve të Përfaqësueses së Lartë të ardhshme të BE-së, Kaja Kalas. Edhe pse Kosova mund të mos jetë aq e madhe sa sfidat e tjera – luftërat në Ukrainë dhe Gaza – ajo është ende testi kryesor i lakmusit për politikën e jashtme të BE-së” – theksoi Dimitar Beçev.

Advertisement