Të paktën tetë persona janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas një “sulmi masiv me thikë” në një stacion të madh hekurudhor gjerman në Hamburg.
Policia në Hamburg ka nisur një “operacion të madh” pas sulmit, që thuhet se ka ndodhur të premten pasdite. Ndërkohë, gazeta gjermane Bild raporton se një grua është arrestuar në vendngjarje.
“Po hetojmë dhe do të japim informacione të mëtejshme së shpejti”, thuhet në një deklaratë të policisë lokale.