Connect with us

Kosova

Thaçi jep dorëheqjen/ Media serbe: Gjarpëri nuk do të jetë më president i një shteti fals

Media serbe ‘Novosti’ ka reaguar, pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, pas konirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specialiazuara. Në artikullin, i cili mban titullin “Gjarpëri nuk do të jetë më president i një shteti fals”, media serbe shkruan dhe për dorëheqjen e Thaçit nga posti. Media serbe i është referuar Thaçit me nofkën e tij gjatë luftës së Kosovës, ku ishte drejtues politik i UÇK-së,

Artikulli i Plotë: 

GJYKATA në Hagë ka konfirmuar padinë për krime lufte kundër presidentit të institucioneve të përkohshme në Prishtinë, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqjen nga posti. Hashim Thaçi njoftoi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se Gjykata e Krimeve të UÇK-së në Hagë ka konfirmuar aktakuzën kundër tij dhe se ai po jep dorëheqjen nga posti i presidentit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës.  Në mënyrë që të mbroj integritetin e (të ashtuquajturës) Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë po jap dorëheqjen nga pozita e presidentit sot. Ndihem shumë krenar për këtë përgjegjësi që mbaja. Në këto rrethana të reja, unë u bëj thirrje forcave politike që të bëjnë kujdes që të mos zhyten në një krizë të kushtueshme ose institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur, për të ruajtur qetësinë – deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *