Rajon
The Guardian: Studentët e kanë tronditur regjimin autoritar të Vuçiçit, po kthejnë shpresën

Adriana Zaharijeviq, filozofe në Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale në Beogradi shkruan në një opinion të publikuar në The Guardian se regjimi autoritar i Aleksandar Vuçiqit në Serbi “është tronditur” nga lëvizja kundër korrupsionit që ka në krye rebelimin dhe indinjatën e studentëve.
“Studentët nuk kanë rënë në grackën e imitimit të autoritarizmit të presidentit: ata veprojnë si një pluralitet, pa lider, pa një përfaqësues të caktuar. Ata janë të shumtë dhe vendosin kolektivisht per çdo hap.
Me veprimet e tyre ata kundërshtojnë deformimin e frymës së demokracisë ne Serbi” – theksoi Zaharijeviq duke shtuar se –
“Studentët kanë arritur ta tronditin qeverine që për vite me radhë ose ka blerë dinjitetin e njerëzve ose i tallte dhe nënçmonte ata që guxuan t’ia thonin të vërtetën pushtetit”.
“Vendosmëria e tyre duhet të shkundë institucionet e plogështa. Këmbëngulja e tyre ka kërkuar guxim nga publiku dhe shumë prej tyre janë përgjigjur me guxim. Ajo që po bëjnë studentët serbë nuk është asgjë më pak se rikthimi i shpresës demokratike në një vend që e ka humbur dhe po shkatërrohet” – potencoi filozofia serbe

